’’Prishtina Ticket’’ SH.P.K.


Përshkim i shkurtër

 

Rreth nesh:

Prishtina Ticket SH.P.K. është themeluar  si një kompani  dinamike  e udhëtimit dhe operatorit të turizimit pët të shërbyer kryesisht diasporën Shqiptarë që jeton në Zvicër, Gjermani, BE, Britani të Madhe dhe SHBA veçanërisht me fluturime çarter drejtpërdrejtë nga Zvicra dhe Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas fluturime çarter dhe të drejtpërdrejta nga aeroportet e Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës për në destinacionet kryesore në Zvicër, Gjermani, Europë, Mbretëri të Bashkuar, SHBA dhe në pjesët tjera të botës.

 

Prishtina Ticket SH.P.K. ka rritur ekipin e saj, është profesionalizuar dhe  organizuar në vazhdimësi dhë ka hapur zyrën e dytë në një lokacion të ri, ka qendër mbështetëse të thirrjeve dhë zyre në Aeroportin e Prishtinës.

 

Shërbimet tona:

• Fluturime të drejtpërdrejta për diasporën shqiptare nga Baseli, Duseldorfi,Mynheni dhe Shtutgart për në Prishtinë dhe anasjelltas.

• Arranzhime të udhëtimit dhe biletat e fluturimit për të gjitha destinacionet botërore, me linjat ajrore më prestigjioze.

• Rezervimet e hoteleve dhe rezervimet e pushimeve për destinacionet kryesore.

• Shërbime të avancuara të biznesit për udhëtime biznesi, grupe të mëdha, organizata dhe institucione qeveritare.

• Makina me qera.

• Sigurimi shëndetit në udhëtim.

 

Ne kemi kontrata me të gjitha linjat ajrore ndërkombëtare që fluturojnë në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë dhe kemi marrëveshje të rëndësishme me operatorët e tjerë turistikë, sistemet e rezervimeve hoteliere dhe shërbime të tjera të udhëtimit. Nëpërmjet kësaj mund të mbulojmë kryesisht të gjitha destinacionet në mbarë botën dhe linjat ajrore në mbarë botën.

 

Ne mund të ofrojmë edhe shërbime në ardhje dhe fjetje ne hotelet në Prishtinë, tërë Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

 

Shërbimi ndaj klientit dhe ekipi ynë:

Ne jemi një ekip profesionistësh, agjentësh të udhëtimit / shitjeve dhe shërbyes të konsumatorëve me përvojë afatgjatë.

Ne flasim pranë gjuhës amtare Shqipe edhe gjuheët Angleze, Gjermane dhe Serbo-kroate.

 

Gjëja më e rëndësishme që ne mendojmë është të kuptojmë nevojat dhe dëshirat e klientëve tanë, komunikimin me klientët tanë, marrëdhëniet dhe njohuritë gjuhësore.

 

Orari i punës:

- Zyra e Qëndrore-së: nga 09:00 h deri në 17:00 h të hënën deri të shtunën.

- Qendra e Thirrjeve dhe Mbështetjes: nga 07:00 h deri 22:00 h të hënën deri te e dielën.

- Zyra në aeroportin e Prishtinës: nga ora 09:00 h deri në orën 17:00 h të hënën deri të dielën.

 

- Sporteli në aeroportin e Prishtinës: 3 orë përpara dhe 1 orë pas nisjes së çdo fluturimi.

- Sporteli në aeroportin e Baselit: 3 orë para dhe 1 orë pas çdo nisjes së çdo fluturimi.

- Sporteli në aeroportin e Stuttgartit: 3 orë para dhe 1 orë pas çdo nisjes së çdo fluturimi.

- Sporteli në aeroportin e Dusseldorfit: 3 orë para dhe 1 orë pas çdo nisjes së çdo fluturimi.

- Sporteli në aeroportin e Munchenit: 3 orë para dhe 1 orë pas çdo nisjes së çdo fluturimi.

 

 

Na kontaktoni në:+41 61 508 7050,+49 202 716 994 11,+383 49 200 286 ose në email [email protected] 

 

Copyright © Prishtina Ticket SH.P.K. 2017

 



Ne përdorim cookies. Duke shfletuar faqen tonë ju jeni pajtuar me përdorimin e cookies nga ana jonë. Për më shumë detaje lexoni Cookie Policy.